IOM: Në Detin Mesdhe janë mbytur 64 emigrantë

Mos i humb

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka thënë se janë mbytur 64 emigrantë që janë përpjekur të kalojnë nga Libia në Itali përmes Detit Mesdhe.

Zëdhënësi i IOM-it për Italinë, Flavio di Giacomo, në rrjetet sociale tha se fundosja e gomones me 150 emigrantë ka ndodhur të shtunën dhe se 64 persona kanë humbur jetën. Sipas tij, 86 të tjerë u shpëtuan.

Të dhënat e IOM-it tregojnë se në vitin 2017, përmes Detit Mesdhe kanë ardhur 171 mijë refugjatë, kurse 3.116 emigrantë kanë gjetur vdekjen në det./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit