iPhone 8 lë prapa iPhone X

Mos i humb

iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X zunë 61% të shitjeve të iPhone në tre mujorin e katërt të 2017-ës sipas të dhënave të Consumer Intelligence.

Numri është më i ulët sesa ai i një viti më parë ku iPhone 7 dhe 7 Plus zunë 72%.

Të dhënat vinë nga Consumer Intelligence Research Partners e cila bazon gjetjet në anketën e realizuar me 500 konsumatorët të Apple që kanë blerë iPhone, iPad ose Mac.

Nga këto 500 blerje, 25% të shitjeve ishin iPhone 8 ndërsa 17% iPhone 8 Plus. Flagshipi iPhone X zuri 20% të blerjeve.

Sa i përket modeleve të tjera të iPhone 7 dhe 7 Plus përbënin thuajse ¼ e shitjeve ndërsa pjesa tjetër zihej nga iPhone 6 dhe 6S Plus.

Raporti i CIPR vjen pak kohë pasi Apple Insider sugjeronte se kompania mund të tërheqë nga tregu iPhone X.

KGI fajësonte dizajnin e telefonit për mungesën e shitjeve sidomos në Kinë. Megjithatë shitjet e iPhone pritet të rriten duke dërguar vlerën e kompanisë në 1 trilion dollarë në 2018-ën. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit