iPhone mbetet produkti më i shitur për 2017

Mos i humb

Edhe njëherë, iPhone është produkti më i shitur teknologjik për vitin 2017, duke shitur më shumë njësi.

Sipas Daniel Ives, analist pranë GBH Insights, i cili ka kompozuar listën për USA Today, Apple ka shitur 223 milionë iPhones në vitin 2017, derisa vitin e kaluar kishte shitur 211 milionë.

Pjesa tjetër e top 5:

Samsung Galaxy S8 dhe Note 8: 33 milionë

Mikrofonat Amazon Echo Dot: 24 milionë

Ora e mençur Apple: 20 milionë

Konsolla për videolojëra Nintendo Switch: 15 milionë

Por mbi të gjitha, Apple ka shitur më shumë iPhone, megjithëse më pak se në vitin 2015, kur shkoi në 230 milionë njësi. Ky ishte viti i iPhone 6, një ridizajn që solli një model më të madh për herë të parë për konsumatorët./KP/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit