Irak, forcat e bashkuara vrasin 19 terroristë të DEASH-it

Mos i humb

Forcat e bashkuara irakiane prej disa ditësh vazhdojnë operacionin për pastrimin e elementeve të mbetura të organizatës terroriste DEASH në zonat e shkretëtirës në veri të provincës Nineveh.

“Ushtria, policia dhe Hashdi Shaabi pastrojnë shkretëtirën në Nineveh nga terroristët e DEASH-it. Kemi pastruar dhjetë lokacione të reja duke vrarë së paku 19 terroristë”, tha për AA zyrtari policor irakian Jawad al-Alusi.

Zona e pastruar shtrihet në pesë kilometra katror në shkretëtirë të pabanuar, duke përfshirë edhe komunikacionin rrugor drejt distriktit Hawia.

“Kemi zbuluar dhe shkatërruar 33 strehimore dhe 14 tunele të DEASH-it. Operacioni do të zgjasë derisa nuk eliminojmë të gjitha elementet e tjera të DEASH-it deri në kufirin me Sirinë”, porositi Al-Alusi.

DEASH-i muajt e fundit përjetoi dështim të madh në Siri dhe Irak, në të cilat në vitin 2014 okupoi një hapësirë të gjerë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit