Irak, gjykata federale e shpall jokushtetues referendumin kurd

Mos i humb

Gjykata Federale e Irakut e shpalli jokushtetues referendumin e mbajtur në rajonin verior kurd në Irak më 25 shtator dhe vendosi t’i anulojë rezultatet e tij.

“Gjykata Federale e Irakut vendosi se referendumi i mbajtur më 25 shtator në rajonin kurd dhe të gjitha rajonet e tjera jashtë tij është jokushtetues”, tha zëdhënësi i gjykatës, Ijas es-Samuk.

Samuk njoftoi se gjykata po ashtu ka marrë vendimin për t’i anuluar rezultatet e referendumit në fjalë.

Dy javë më parë, gjykata vendosi se kushtetuta e Irakut nuk lejon shkëputjen e ndonjë pjese të vendit nga shteti irakian.

Gjykata Federale është përgjegjëse për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis qeverisë qendrore të Irakut dhe rajoneve dhe provincave të vendit, duke përfshirë rajonin gjysmë-autonom kurd në veri të Irakut.

Vendimet e gjykatës janë përfundimtare dhe nuk mund të kundërshtohen nga ndonjë autoritet më i lartë gjyqësor.

Më 25 shtator, irakianët në zonat e kontrolluara nga Administrata rajonale kurde (ARK) dhe në një pjesë të vogël të zonave të kontestuara votuan nëse do të shpallnin pavarësinë nga Iraku.

Referendumi i paligjshëm u kritikua ashpër nga shumica e aktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë, me shumë paralajmërime se ai do të shpërqendronte luftën e vazhdueshme të Irakut kundër terrorizmit dhe do të destabilizonte më tej rajonin.

Në javët pas votimit, forcat e qeverisë irakiane hynë në disa zona të kontestuara midis Bagdadit dhe ARK-së me bazë në Erbil, përfshirë edhe provincën e Kirkukut, e cila është e pasur me naftë./ Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit