Irak, presidenti refuzon të miratojë buxhetin për vitin 2018

Mos i humb

Presidenti i Irakut, Fuad Masum, ka refuzuar të miratojë buxhetin e vitit 2018 të vendit, duke përmendur shkeljet.

Buxheti u miratua nga Parlamenti irakian më 3 mars, pasi ligjvënësit kurdë bojkotuan votimin në shenjë proteste për shkak të shpërndarjes së zvogëluar në rajonin kurd në veri të Irakut.

Sipas Presidencës irakiane, presidenti Masum vendosi të kthejë buxhetin në parlament për shqyrtim.

Presidenca irakiane përmendi “shkelje kushtetuese, ligjore dhe financiare” në buxhetin prej 8.1 miliardë dollarësh.

“Ka rreth 31 pika që shkelin legjislacionin”, thuhet në njoftimin e presidencës duke mos sqaruar cilat janë ato pika.

Masum, i cili është kurd, ka një rol kryesisht ceremonial në Irak ndërsa shumica e kompetencave qëndrojnë tek kryeministri, i cili i përket shumicës Shia.

Marrëdhëniet midis Bagdadit dhe rajonit kurd kanë mbetur të tensionuara që nga shtatori i fundit, kur Administrata Rajonale Kurde (ARK) mbajti një referendum të paligjshëm për pavarësinë e rajonit.

Referendumi anti-kushtetues bëri që Bagdadi të vendoste një sërë sanksionesh ndëshkuese mbi ARK-në, duke përfshirë ndalimin e fluturimeve ndërkombëtare brenda dhe jashtë rajonit kurd.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit