Irak, protesta kundër papunësisë dhe mungesës së energjisë elektrike

Mos i humb

Të paktën një person është vrarë në demonstratat e së dielës kundër papunësisë dhe mungesës së energjisë elektrike në pjesën jugore të Irakut.

Forcat e sigurisë hapën zjarr për të shpërndarë qindra demonstrues të cilët u mblodhën të dielën në qarkun Bahla në veri të Basrës, për të protestuar kundër papunësisë dhe ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike.

“Një protestues u vra dhe tre të tjerë u plagosën”, tha për Agjensisë Anadolli, lejtnanti Sarmad Hussein. Sipas tij, forcat e rendit ndërhynë për të parandaluar protestuesit të bllokojnë një rrugë e cila çon tek zona e kompanive të naftës të cilat veprojnë në atë rajon.

Iraku pjesën më të madhe të të ardhurave në shtet i ka nga nafta, 80 për qind e të cilës nxirret nga puset në Basra.

Banorët e Basrës kërkojnë që kompanitë e naftës të punësojnë vendasit dhe jo të huajt. Ata ankohen edhe për ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike, ndërkohë që temperaturat afrohen në 50 gradë celsius.

Javën e kaluar, Irani, i cili furnizon me energji elektrike krahinat jugore irakiane Ziqar dhe Misan, pezulloi furnizimin me energji elektrike nga shkaku i borxheve të mëdha./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit