Irak, protestuesit hyjnë në kuvendin komunal të qytetit Basra

Mos i humb

Protestuesit në qytetin Basra të Irakut kanë hyrë me forcë në ndërtesën e Kuvendit Komunal të qytetit.

Në një deklaratë për AA, Xhebbar el Mansuri nga policia e Basrës tha se përkundër masave të rrepta të sigurisë, dhjetra protestues kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Basras.

Mansuri tha se forcat policore kanë shtënë me armë zjarri në ajër për t’i shpërndarë protestuesit, por që nuk kanë arritur që të pengojnë arritjen e tyre në ndërtesë. Ai tha se forcat mbështetëse të cilat janë dërguar për mbrojtjen e pronës publike, kanë arritur në rajon.

Mansuri tha se forcat policore kanë rrënuar tendat e vendosura nga protestuesit përpara ndërtesës dhe se me këtë synojnë shpërndarjen e protestuesve.

Kryeministri i Irakut, Haydar el-Ibadi dje ka njoftuar se ka marrë vendim për ndarjen e rreth 3 miliardë dollarëve për Basrën, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve publike.

Protestat që nisën të dielën e kaluar në Basra, u përhapën edhe në Zikar, Babil, Maysan, Divaniya, Najaf dhe së fundi në Bagdad. Pakënaqësia u rrit pas vrasjes së një personi në demonstratat e së dielës kundër papunësisë dhe mungesës së energjisë elektrike në pjesën jugore të Irakut./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit