Irak, sulmi me autobombë vret 18 persona në distriktin turkmen

Mos i humb

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me autobombë në distriktin Tuz Hurmatu me shumicë turkmene në provincën Salahaddin në Irak.

“Një autobombë shpërtheu në mesditë të martën në afërsi të një tregu të mbushur me njerëz në Tuz Hurmatu, duke vrarë 18 persona dhe duke plagosur më shumë se 40 të tjerë”, tha zyrtari policor Numan al-Xhuburi.

Sipas al-Xhuburit, shpërthimi po ashtu ka dëmtuar disa ndërtesa në afërsi dhe automjete të parkuara në këtë zonë.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi shpërthimin.

Ndryshe, në mes të muajit tetor, forcat e Irakut morën kontrollin e Tuz Hurmatus pas tërheqjes së forcave kurde Peshmerga nga distrikti me shumicë turkmene./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit