Irak, vriten 6 terroristë të DEASH-it në Tikrit

Mos i humb

 

 

 Së paku gjashtë pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH janë vrarë në operacionin e forcave irakiane të sigurisë mbrëmë në veri të Irakut.

Zëdhënësi i ushtrisë irakiane, brigadier Yahya Resul, njoftoi se ushtria, policia dhe forcat ajrore irakiane kryen operacion me sukses antiterrorist në Tikrit, qendrën administrative të provincës Saladin.

“Forcat irakiane vazhdojnë me vendosmëri luftën kundër elementeve të mbetura terroriste të DEASH-it”, porositi Resul.

Ndonëse organizata terroriste DEASH në veri të Irakut u mposht gjatë operacioneve të vitit të kaluar të forcave irakiane dhe koalicionit ndërkombëtar, edhe më tej në rajon zgjasin luftimet kundër celulave të ashtuquajtura të heshtura të DEASH-it.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit