Irak, vriten dy oficerë të intelegjencës

Mos i humb

Gjatë një sulmi në rajonin e Kirkukut të Irakut kanë humbur jetën dy oficerë të intelegjencës.

Kryeshefi i policisë së Kirkukut Hattap Omer për AA deklaroi se disa persona të paidentifikuar kanë shtënë ndaj të punësuarve në Agjencinë e intelegjencës në Kirkuk.

Sulmuesit, të cilët shpejtë janë larguar nga vendi i ngjarjes, kanë qenë në automobil. Ai theksoi se është ndërmarrë aksion i gjerë policor.

Ushtria irakiane, policia federale dhe forcat e Hashdi Shaabi në shtator vendosën kontroll mbi Kirkukun./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit