Irak, zgjatet për 3 muaj ndalesa për fluturime nga aeroportet e ARK-së

Mos i humb

Qeveria qendrore e Irakut ka zgjatur për 3 muaj ndalesën për fluturime jashtë vendit nga aeroportet e Administratës Rajonale Kurde të Irakut, (ARK).

Në deklaratën për AA, zëdhënësi për media i aeroportit Ndërkombëtar të Erbilit, Telvan Sıveyli, tha se në email-in paralajmërues, Instituti për Aviacion Civil i Irakut ndër të tjera ka informuar se ndalesa është zgjatur dhe për 3 muaj tjerë.

Sıveyli bëri të ditur se ndalesa për fluturime në aeroportet e Erbilit dhe Sulejmanijes do të vazhdohet deri më datën 31 maj.

Kujtojmë se ndalesa hyri në fuqi si pasojë e referendumit të jashtëligjshëm të mbajtur më 29 shtator nga ARK kur qeveria qendrore e Irakut mori vendimin për ndalim të fluturimeve jashtë vendit në të dy aeroportet./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit