Iraku do të ndërtojë naftësjellës të ri drejt Turqisë

Mos i humb

Autoritetet e Irakut do të ndërtojnë naftësjellës të ri i cili do ta transportojë naftën nga Kirkuku drejt portit turk Ceyhan.

Zëdhënësi i Ministrisë irakiane të Naftës, Asim Jihad, njoftoi se ministri përkatës Jabbar Luaybi, ka dhënë pëlqimin e nevojshëm, ndërsa së shpejti do të shpallet edhe tenderi për përzgjedhjen e kontraktorëve.

Në njoftim theksohet se naftësjellësi i ri do të jetë alternativë e naftësjellësit të vjetër të dëmtuar nga sulmet terroriste në këtë itinerar. Shtrihet përmes qytetit Baij dhe rajonit kufitar Fishabur.

Transportimi i naftës nga Kirkuku drejt portit Ceyhan është ndaluar në verën e vitit 2014, kur rajonin verior irakian e pushtoi organizata terroriste DEASH./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit