Iraku kryen sulme ajrore në Siri mbi objektiva të DEASH-it

Mos i humb

 

Avionët luftarakë të Irakut kanë shkatërruar një vend terrorist të DEASH-it brenda territorit sirian, njoftoi të enjten Ministria e Mbrojtjes e Irakut.

Sipas një njoftimi ministror, operacioni u krye “në përputhje me urdhrat e komandantit të Forcave të Armatosura dhe kryeministrit Haider al-Abadi”.

“Avionët irakianë F-16 sot bombarduan një qendër komandimi dhe kontrolli të përdorur nga organizata e DEASH-it në zonën Al-Hajin të Sirisë”, thuhet në njoftim.

Sulmet ajrore vijnë më pak se një javë pasi avionët irakianë goditën atë që ushtria e përshkroi si “objektiva të DEASH-it” në të njëjtën zonë.

Forcat Ajrore Irakiane gjithashtu goditën pozicionet në Deir Ez-Zor më 19 prill.

Bagdadi në mënyrë të përsëritur ka thënë se sulmet kryhen në koordinim me qeverinë siriane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit