Iran, 4 të vdekur nga përmbytjet në jugperëndim të vendit

Mos i humb

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive në jugperëndim të Iranit

Muxhteba Halidi, zëdhënës i Agjencisë Humanitare të Emergjencave, ka thënë se përmbytjet kanë përfshirë provincat Fars, Khuzistan dhe Kohgiluyeh-Boyer Ahmad, me çka katër persona kanë humbur jetën, raportoi Agjencia Iraniane Laburiste e Lajmeve (ILNA).

Halidi tha se një person në qytetin Dezful në provincën Khuzistan është zhdukur pasi është rrëmbyer nga ujërat.

Ndryshe, 14 persona humbën jetën javën e kaluar nga përmbytjet në juglindje të vendit, të cilat po ashtu shkaktuan dëme të mëdha në bujqësi dhe infrastrukturë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit