Iran, edhe një zyrtar preket nga COVID-19

Mos i humb

Kreu i Organizatës shtetërore Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive në Iran është testuar pozitiv ndaj koronavirusit, njoftuan sot mediat lokale.

Ismail Najjar, i cili është trajtuar në spital prej disa ditësh, po shërohet mirë dhe i karantinuar në shtëpinë e tij të hënën, tha zëdhënësi i organizatës Ali Bakhtiari për agjencinë gjysmë zyrtare të lajmeve ISNA.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran rritet në 237, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 7.161.

Najjar u bë një nga shumë zyrtarët publik që luftojnë virusin, duke përfshirë një nënkryetar, dhjetëra anëtarë të parlamentit dhe zv/ministrin e shëndetësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit