Iran, fillon procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare

Mos i humb

BE bën thirrje për bashkëpunim kundër koronavirusit

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, lidhur me epideminë e koronavirusit të ri (COVID-19) tha se "Asnjë vend anëtar...

Jeta e shqiptarëve në karantinë, sa shpenzon në muaj një familje? Çfarë mbulon kompensimi për COVID-19

Që kur rastet e para të të infektuarve me Covid-19 u evidentuan në vend, jeta e qytetarëve është kufizuar për të parandaluar...

Vetëvendosje dërgon Thaçin në Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me interpretimin e deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për thirrje për moszbatim...

Rama jep lajmin e mirë: Nga e hëna riatdhesohen shqiptarët e bllokuar jashtë, avionët pa pagesë

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se duke nisur nga e hëna do të vihen në dispozicion disa avionë të kompanisë...

Në Iran fillon në orët e mëngjesit procesi i votimit në 55 mijë vendvotime në të gjithë vendin për zgjedhjet e legjislaturës së 11-të parlamentare, (AA).

Për zgjedhjen e deputetëve në parlamentin me 290 vende, kanë të drejtë vote 57 milionë e 918 mijë qytetarë në 55 mijë vendvotime në 208 zona votimi.

Procesi i votimit do të vazhdojë deri në 15.30 dhe nëse do të jetë e nevojshme ky afat mund të zgjatet deri në 24.00 nga Qendra Zgjedhore e Iranit.
Për 16.033 persona që kanë aplikuar është miratuar kandidimi i 7.148 personave, ku sipas kësaj janë në garë 24 kandidatë për çdo mandat deputeti në parlamentin me 290 vende.

Është parashikuar që udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, të votojë në vendvotimin e ngritur pranë shtëpisë së tij, ndërsa nuk janë njoftuar vendvotimet se ku do të votojnë presidenti Hassan Rouhani dhe kryeparlamentari Ali Larijani.

Teherani është rajoni i cili do të dërgojë numrin më të madh me 35 deputetë në parlament, ndërsa nga rajonet e tjera si Elburz, İlam, Kum dhe Kohgiluye-Buyer Ahmed do të zgjidhen 3 deputetë.

Në vend janë 2 milionë e 931 mijë e 716 votues që votojnë për herë të parë, ndërsa është theksuar se rezultatet e votimit do të fillojnë të njoftohen që nga mëngjesi i ditës së nesërme.

– Pritet pjesëmarrje e ulët

Pjesëmarrja në zgjedhje pritet të jetë e ulët për shkak të faktit se ndaj shumë kandidatëve që aplikuan në zgjedhje u vendos veto nga Këshilli i Mbrojtësve të Kushtetutës dhe veçanërisht për shkak se votuesit e krahut të reformistëve kanë pritshmëri të ulët në drejtimin se “mund të ndryshojë ndonjë gjë me zgjedhjet”.

Autoritetet e shëndetësisë i kanë bërë thirrje popullatës në qytetin Kum pranë kryeqytetit Teheran që të mos dalin jashtë, të jenë të kujdesshëm dhe të vendosin maska për shkak të humbjes së jetës të dy personave të infektuar me koronavirusin e ri (Covid-19). Gjithashtu edhe shfaqja e rasteve të virusit në vend theksohet se do të jetë një faktor i rëndësishëm për rënien e pjesëmarrjes në votime.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë, rritet në 112 numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka konfirmuar se katër persona të tjerë janë diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19),...

Turqia, i vetmi vend që ndihmon Shqipërinë me materiale shëndetësore kundër Covid-19

Fundjavën e kaluar mbërriti në Rinas nga Stambolli me “Air Albania” një sasi e re prej 8 tonësh pajisje të mbrojtjes personale...

Turqi, rritet në 214 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka informuar se numri i vdekjeve në nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në...

Pendarovski: Shpresoj të gjejmë zgjidhje me Turqinë për respiratorët

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurise së Maqedonisë së Veriut, presidenti Stevo Pendarovski është shprehur se beson që vendi i tij do...

Para mesnatës hiqet taksa 100 për qind, fillon reciprociteti me Serbinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se sot është një ditë e veçantë pasi që nga sot taksa 100 për qind...