Iran : Në vend deri më tani janë shëruar 95.661 persona nga Covid-19

Mos i humb

Irani ka raportuar 69 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 7.057 numrin e përgjithshëm të viktimave në vend.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, bëri të ditur se në 24 orët e fundit në vend pozitivë kanë rezultuar 2.294 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 122.492.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 95.661 persona, ndërkohë që 2.712 pacientë janë në gjendje kritike.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u zbulua në qytetin Qom më 19 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit