Iran, nga COVID-19 deri tani kanë vdekur 7.508 persona

Mos i humb

Irani sot konfirmoi 57 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, me çka numri i përgjithshëm është rritur në 7.508 persona.

Me koronavirusin e ri janë infektuar 1.787 persona, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 139.511, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour.

Ai tha se 109.437 pacientë janë shëruar dhe liruar nga spitali, ndërsa 2.567 pacientë janë në gjendje kritike.

Rasti i parë i infektimit me koronavirus në Iran është konfirmuar më 19 shkurt në qytetin Qom. Edhe Irani filloi me zbutjen e masave të vendosura për shkak të përhapjes së koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit