Iran, një 90 vjeçare mposht koronavirusin

Mos i humb

Një grua 90-vjeçare në qytetin iranian Kom, epiqendra e koronavirusit në këtë vend, është kuruar nga koronavirusi dhe liruar nga spitali.

Para 11 ditëve në spitalin Furkani në qytetin Kom u pranua e moshuara e infektuar me koronavirus, ndërsa sot është liruar nga spitali dhe ndihet mirë, lajmëroi televizioni shtetëror iranian.

Më herët në Iran u bë e ditur se koronavirusin e mposhti edhe një 91-vjeçare.

Rasti i parë me koronavirus në Iran u regjistrua më 19 shkurt në qytetin Kom, ndërsa më pas u përhap në pothuajse çdo qytet të vendit. Aktualisht, më shumë se 2,000 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Iran, më shumë se 30,000 janë infektuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit