Iran, parlamenti miraton projekt-ligjin për Kudsin

Mos i humb

Parlamenti i Iranit ka miratuar projekt-ligjin për njohjen e Kudsit si kryeqytet të përhershëm të Palestinës.

Sipas agjencisë së lajmeve ICANA, parlamenti iranian me 207 vota pro ka miratuar projekt-ligjin për njohjen e Kudsit si kryeqytet të përhershëm të Palestinës.

Ndërkaq nuk kishte asnjë votë kundër këtij projekt-ligji.

Gjatë fjalimit të tij në seancë, kryetari i Parlamentit, Ali Larijani tha se “Është me rëndësi që ky projekt-ligj votohet në një periudhë kur presidenti i SHBA-ve dëshiron që t’i godasë muslimanët dhe popullin palestinez duke e shpallur Kudsin si kryeqytet të Izraelit”.

Parlamenti i Iranit numëron 290 deputetë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit