Iran, rastet dhe viktimat nga COVID-19 vazhdojnë të rriten

Mos i humb

Në Iran 176 persona e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 2.815 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 413.149 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 23.808.

Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 353.848 persona, ndërkohë që 3.848 pacientë janë në gjendje kritike.

Deri më tani, vendi ka kryer 3.667.551 teste.

Koronavirusi për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit