Iran, rritet në 2.077 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Mos i humb

Në 24 orët e fundit në Iran janë shënuar 143 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (Covid-19), çka e ka rritur në 2.077 numrin e të vdekurve në vend.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në vend janë shtuar 2.206 raste të reja çka e ka rritur në 27.017 numrin e të prekurve nga Covid-19.

Më tej Jahanpour shtoi se deri më tani janë shëruar dhe janë liruar nga spitali 9.625 persona që janë trajtuar për shkak të koronavirusit.

Koronavirusi i ri (Covid-19) për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt dhe më pas u përhap në të gjitha rajonet e vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit