Iran, rritet në 2.898 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë shënuar 141 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e rritur në 2.898 numrin e të vdekurve në vend, (AA).

Zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour, tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetën 141 persona, njoftoi televizioni shtetëror iranian.

Më këtë, është rritur në 2.898 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend, tha Jahanpour, i cili shtoi se me shtimin e 3.111 rasteve të reja, numri i rasteve ka arritur në 44.606.

Jahanpour theksoi se pas përfundimit të trajtimit nga spitali janë liruar 13.656 persona.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit