Iran, rritet në 3.872 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Me 133 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në Iran është rritur në 3.872 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Në lajmin e televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë shënuar 133 vdekje dhe 2.089 raste të reja.

Me këtë numri i vdekjeve ka arritur në 3.872 ndërsa numri i rasteve në 62.589, njoftoi Jahanpour.

Ai theksoi se 3.987 persona të prekur me koronavirus janë në gjendje të rëndë ndërsa që nga dje e deri më sot janë shëruar 2.803 persona duke e rritur në 27.039 numrin e personave të liruar nga spitali pas përfundimit të trajtimit mjekësor.

Zëdhënësi Jahanpour tha se deri më sot në të gjithë vendin numri i personave të testuar për COVID-19 arrin në 211.136.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit