Iran, rritet në 78 bilanci i viktimave nga përmbytjet

Mos i humb

Është rritur në 78 bilanci i të vdekurve si pasojë e katastrofës së përmbytjeve që ka përfshirë rajone të shumta në Iran, njofton Autoriteti për Menaxhimin e Krizave në vend.

Drejtori për marrëdhëniet me publikun i Autoritetit, Ali Bahtiyari, në deklaratën për median shtetërore, tha se nga përmbytjet që kanë prekur gjithsej 235 qytete dhe 4.304 fshatra në 25 provinca të vendit, kanë humbur jetën 78 persona ndërsa 1.000 të tjerë janë plagosur.

Bahtiyari shtoi se nga përmbytjet në vend në mënyrë direkte ose indirekte janë prekur rreth 10 milionë njerëz ndërsa 400 mijë janë zhvendosur.

Ministri i Punëve të Brendshme, Abdurriza Rahmani Fazli, ka thënë se dëmet materiale nga përmbytjet arrijnë në 7 miliardë e 619 milionë dollarë.

Kujtojmë se 25 nga 31 provinca të Iranit nga 17 marsi janë përfshirë nga reshjet intensive dhe përmbytjet që kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe viktima.

Në kuadër të aktiviteteve humanitare, Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë ka dërguar mjete humanitare dhe një ekip ekspertësh. Gjysmëhëna e Kuqe Turke së bashku me Gjysmëhënën e Kuqe të Iranit dërguan pesë maune me ndihma humanitare në rajonet e prekura.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit