Iran, rritet në mbi 7.900 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Në Iran, 64 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 7.942.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 3.117 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 157.562.

Jahanpour theksoi se deri më tani janë shëruar 123.077 persona, ndërkohë që 2.565 pacientë janë në gjendje kritike.

Zyrtari iranian tha se provincat Isfahan, Azerbajxhani Perëndimor, Kurdistani, Kermanshah, Hormuzgan dhe Bushehr janë ndër rajonet me rrezikshmëri të lartë.

Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit