Iran, shënohet numri më i madh i vdekjeve ditore nga COVID-19

Mos i humb

Në Iran shënohen 200 vdekje të reja, numri më i lartë i vdekjeve ditore të regjistruara që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se me 200 vdekjet e reja në vend ka arritur në 11.931 numri gjithsej i vdekjeve.

Ndërsa me 2.637 raste të reja ka arritur në 245.688 numri gjithsej i rasteve tha Lari, e cila ka shtuar se deri më tani ka arritur në 207.000 numri i personave të shëruar që janë liruar nga spitalet.

Ajo tha se 3.270 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë, duke shtuar se arrin në 1.846.793 numri i testeve të kryera në vend.

Lari theksoi se rajonet Kermanshah, Kurdistan, Khuzestan, Hurmuzgan, Bushehr, Razavi Khorasan, Azerbajxhani Perëndimor dhe Lindor si dhe Ilam janë përcaktuar “zonë e kuqe” dhe se disa rajone të tjera janë përcaktuar “rajone të rrezikuara”.

I përhapur nga Kina në gjithë botën, COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq më 19 shkurt në qytetin Qom.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit