Iran, shkarkohet ministri shkaku i krizës ekonomike

Mos i humb

Për shkak të krizës ekonomike në Iran është shkarkuar ministri i Ekonomisë dhe Financave të atij vendi Mesud Kerbasiyan.

Parlamenti iranian mëngjesin e sotëm pati votëbesim lidhur me ministrin Kerbasiyan, i cili u shkrakua nga posti me votat e 137 përfaqësuesve të Parlamentit.

Kerbasiyan u shkarkua për akuzat se nuk ka zbatuar masat adekuate në valën e krizës ekonomike në Iran dhe për shërbimet joefikase të auditimit në vend.

Në fillim të gushtit, në mënyrë të ngjashme u shkarkua edhe ministri i Punës, Ali Rebi./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit