Iran, shtyhen deri më 8 prill masat kufizuese

Mos i humb

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, njoftoi se masat kufizuese për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në vend do të vazhdojnë deri më 8 prill dhe se të sëmurët që shkelin rregullat do të përballen me masa penale.

Duke folur në një takim të Këshillit të Luftës Kombëtare kundër Koronës në kryeqytetin Teheran, Rouhani theksoi se është e nevojshme të respktohen rekomandimet e autoriteteve shëndetësore dhe rregullat e karantinimit të të sëmurëve në mënyrë që pandemia të mund të merret nën kontroll.

“Nëse një person infektohet me këtë sëmundje, ai është i detyruar të karantinohet. Nëse gjendja është e rëndë, ai duhet të qëndrojë në spital, ndërse nëse është në gjendje të mirë, ai duhet të vetëkarantinohet dhe të mos dalë nga shtëpia”, është shprehur Rouhani.

“Nëse zbulohet që një person me rezultat pozitiv del jashtë, shkel rregullat dhe kështu dëmton të tjerët, ai do të përballet me masa ndëshkimore në kuadër të ligjeve”, ka shtuar presidenti iranian.

COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt, ndërsa më pas u përhap në të gjitha provincat e vendit.

Irani, një nga vendet më të prekura nga virusi, deri më tani ka konfirmuar mbi 40 mijë raste me koronavirus, ndërsa 2.757 njerëz kanëhumbur jetën dhe 14.000 janë liruar nga spitalet.

Në kuadër të masave kufizuese, Irani ka ndaluar udhëtimet midis provincave, ka pezulluar procesin arsimor dhe ka mbyllur të gjitha dyqanet, me përjashtim të atyre që plotësojnë nevojat elementare, si marketet dhe farmacitë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit