Iran, ushtria ndërton spital për të sëmurët nga koronavirusi

Mos i humb

Ushtria në Iran ka themeluar një spital të përkohshëm me kapacitet prej 2.000 shtretër në zonën e panaireve në kryeqytetin Teheran, me qëllim për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, spitali i themeluar nga Komanda e Forcave Tokësore, u hap me pjesëmarrjen e gjeneral-majorit Sayyid Abdurrahim Musavi.

Kapaciteti i spitalit të ngritur në zonën e Panairit Ndërkombëtar të Teheranit, do të mund të rritet për 1000 shtretër në rast se do të ketë nevojë.

Sëmundja në Iran u shfaq fillimisht në qytetin Kom më 19 shkurt, ndërsa më pas u përhap në të gjitha provincat.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Iran dje është rritur në 1.934.

Koronavirusi, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 167 vende dhe territore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit