Iran, vriten 11militantë afër kufirit me Irakun

Mos i humb

 

 Rojet kufitare iraniane kanë vrarë 11 militantë gjatë përleshjeve në Iranin veriperëndimor pranë kufirit me Irakun, bëri të ditur Garda Revolucionare e Iranit (IRGC).

Përleshjet u zhvilluan të premten vonë në qytetin Oshnavieh të provincës së Azerbajxhanit Perëndimor, kur një grup militantësh u përpoqën në mënyrë të fshehur të hyjnë në territorin iranian, tha IRGC në një njoftim.

Asnjë roje iraniane nuk ka pasur në mesin e viktimave, thuhet në njoftim, ndërsa nuk specifikohet se cilit grup i takonin militantët.

PJAK, dega iraniane e organizatës terroriste të PKK-së, më parë ka kryer sulme që synonin forcat ushtarake iraniane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit