Iran, vriten tre ushtarë gjatë një përleshjeje të armatosur

Mos i humb

Tri roje kufitare iraniane u vranë gjatë një përleshjeje me grupe të armatosura afër kufirit irakian, bëri të ditur sot agjencia zyrtare e lajmeve IRNA

Përleshjet shpërthyen midis forcave të rojës kufitare iraniane dhe grupeve të armatosura në një fshat të qytetit Sardasht në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor.

Përleshjet rezultuan në vrasjen e tre ushtarëve, së bashku me një numër të madh militantësh, raportoi agjencia e lajmeve, pa zbuluar detaje të mëtejshme.

Zonat kufitare janë skenë e përleshjeve sporadike midis forcave iraniane dhe PJAK, krahut iranian të grupit terrorist PKK.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit