Irani: Avionmbajtësi amerikan në Lindjen e Mesme është luftë psikologjike

Mos i humb

Komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjeneralmajori Hossein Salami, ka thënë se dërgimi i avionmbajtësit amerikan në Lindjen e Mesme është një lloj i “luftës psikologjike”.

“SHBA-të po tentojnë që përmes këtij veprimi të trembin njerëzit përmes zyrtarëve ushtarakë të cilët manifestojnë luftë”, tha agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve FARS, duke cituar Salamin nga seanca parlamentare e së dielës.

“Lufta amerikane kundër Iranit është e pamundur sepse Uashingtoni nuk ka guximin dhe aftësinë të luftojë kundër nesh”, tha ai për të shtuar se pamundësia e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane ka të bëjë me aftësinë e forcave iraniane nga njëra anë, dhe dobësive të avionmbajtësve amerikanë nga ana tjetër.

Të mërkurën, presidenti amerikan, Donald Trump, nënshkroi dekretin presidencial që sanksionon sektorët e hekurit, çelikut, bakrit dhe aluminit të Iranit.

Duke mbrojtur idenë e tij se Irani gjatë procesit të marrëveshjes bërthamore ka vazhduar të mbështesë terrorizmin, ka zhvilluar raketat dhe ka luajtur rol në konfliktet rajonale, Trump theksoi se regjimi iranian po përpiqet të gjejë fonde për të mbështetur terrorizmin, ndërkohë që ekonomia po hyn në një depresion të papritur, po thahen të ardhurat e qeverisë dhe inflacioni po del jashtë kontrollit.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha të mërkurën se Irani do të rifillojë pasurimin e nivelit të lartë të uraniumit në nivele të ngushta armësh nëse interesat e Teheranit në marrëveshjen bërthamore nuk mbrohen brenda 60 ditëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit