Irani: Bisedime me SHBA vetëm nëse i kthehet marrëveshjes bërthamore

Mos i humb

 

 Irani i ka vendosur si kusht “kthimin në marrëveshjen bërthamore” Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në mënyrë që palët të ulen në tryezën e bisedimeve.

Këto komente i bëri këshilltari i presidentit Hasan Ruhani, Hamid Ebuturabi, pasi më herët presidenti amerikan Donald Trump tha se “do të bisedonte me Iranin pa parakushte”.

“Respekti ndaj popullit iranian, zvogëlimi i armiqësive dhe kthimi i SHBA-së në marrëveshjen bërthamore do ta përgatisnin terrenin për bisedime”, tha Ebuturabi në rrjetin social Twitter.

Ndryshe, Trump pas një takimi me kryeministrin italian Giuseppe Conte në Shtëpinë e Bardhë tha se do të takohej me Iranin pa parakushte.

“Unë do të takohesha me Iranin në qoftë se ata do të donin të takoheshin”, tha Trump para gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin italian, duke shtuar se nuk është i sigurt nëse Irani është gati të bisedojë, por duke këmbëngulur se bisedimet mund të jenë të dobishme.

Trump shkaktoi indinjatë te pala iraniane në muajin maj, kur ai tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, të cilën pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania e firmosën me Iranin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit