Irani dënon me vdekje “spiunët e CIA-s”

Mos i humb

Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se 17 persona u dënuan për spiunazh për Agjencinë Qendrore të Intelegjencës (CIA) të SHBA-ve.

Siç raportoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Fars, një zyrtar i intelegjencës iraniane ka theksuar se “vendimet për këto spiunë janë lëshuar dhe disa prej tyre do të ekzekutohen si korruptues në Tokë”.

Zyrtari tha se individët, të cilët u kapën vitin e kaluar, “kishin për detyrë të spiunonin qendrat e ndjeshme të vendit”.

Sipas zyrtarit, spiunët e kapur punonin në pozita të ndjeshme dhe jetësore në sektorit ekonomik, bërthamor, infrastrukturor, ushtarak, kibernetik, si dhe në atë privat.

Ai vuri në dukje se disa prej tyre u mashtruan nga CIA, duke u ofruar atyre vizë amerikane dhe theksoi se agjentët e CIA-s kontaktuan qytetarë iranianë në margjinat e konferencave shkencore në Evropë, Afrikë dhe Azi, ku kërkuan nga ata të siguronin bashkëpunim intelegjent.

Zyrtari iranian tha se spiunët e arrestuar po punonin si celula të vetme në Iran, nuk ishin në kontakt me njëri-tjetrin dhe secili mbikëqyrej nga një oficer i CIA-s.

Autoritetet amerikane ende nuk janë prononcuar në lidhje me raportimin e dënimit për spiunazh për CIA-n.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit