Irani mbështet Kinën në luftën tregtare me SHBA-të

Mos i humb

Teheran

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif ka deklaruar se vendi i tij mbështet Kinën në luftën tregtare me SHBA-të, transmeton(AA).

Zarif, para vizitës që do të zhvillojë në Pekin ka vlerësuar marrëdhëniet Teheran-Pekin në një artikull për gazetën kineze “Global Times” e cila publikon në gjuhën angleze.

Ai ka thënë se Irani dhe Kina duhet të jenë në kontakt për sigurinë dhe paqen botërore. “Ne mbështesim Kinën në luftën ekonomike që ajo po përjeton me SHBA-të. Irani poashtu mbron seriozisht dhe fuqimisht edhe politikën ‘një Kinë e vetme'”, tha Zarif.

Sipas tij, Pekini është një partner i rëndësishëm për ekonominë e Iranit. Zarif thekson se dy vendet ndajnë të njëjtat pikëpamje dhe zhvillojnë bashkëpunim në shumë fusha si ajo në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

Zarif potencon se Irani dhe Kina, duke ringjallur “Rrugën e Mëndafshit”, dëshirojnë të përmirësojnë marrëdhëniet kulturore dhe ekonomike. “Irani, duke vlerësuar përfitimet e parimit ‘një Kinë e vetme’ dhe politikën ‘një vend dy sisteme‘ refuzon çdo ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës”, tha ai.

Shefi i diplomacisë iraniane si pjesë e turneut në Azinë Lindore sot pas vizitës së tij në Kinë do të zhvillojë takime edhe në Japoni dhe Malajzi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit