Irani mbështet Turqinë kundër sanksioneve të SHBA-ve

Mos i humb

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasimi, duke kritikuar politkat e SHBA-ve që ndjek kundër Turqisë tha se për Turqinë janë të gatshëm për çdo lloj mbështetjeje.

Duke folur në televizionin shtetëror të Iranit, Kasımi tha se “Turqia dhe populli turk mund të jenë të suksesshëm përballë presioneve që kontrollohen nga jashtë”.

Ndër të tjera Kasımi, bëri të ditur se Turqia dhe Irani mund të bëhen dy miq të mirë me njëri-tjetrin dhe ka shprehur se “Vullneti i popullit nuk mund të ndryshohet me tirani dhe kërcënime”.

Po ashtu pasi ka theksuar se edhe shtetet e tjera fqinje me Iranin duhet ta ndiejnë Iranin pranë tyre, Kasımi, ka cekur rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit