“Irani mund të rifillojë aktivitetet nukleare”

Mos i humb

 

 

 

 

Ministri i jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif, tha se Qeveria e Teheranit do të fillojë sërish aktivitetet e saj nukleare në rast se SHBA-ja tërhiqet nga marrëveshja për programin bërthamor.

Ministri Zarif, në një intervistë në kanalin televiziv amerikan CBS, ka folur për debatet që vazhdojnë në SHBA rreth marrëveshjes për programin bërthamor të vendit të tij.

Ai ka vënë në dukje se Irani ka shumë alternativa nëse SHBA-ja tërhiqet nga marrëveshja në fjalë, ku dhe njëra prej këtyre është fillimi menjëherë në një mënyrë shumë më të shpejtë i aktiviteteve nukleare.

“Do të japim vendimin kur këto alternativa të jenë të gatshme për zbatim dhe kur ta shohim të arsyeshme. Vendet e tjera, nuk mund të presin që ne të zbatojmë njëanshëm një marrëveshje të shkelur”, ka theksuar Zarif.

Marrëveshja për programin nuklear u nënshkrua në Vjenë pas negociatave që zgjatën dy vite mes Iranit dhe pesë vendeve anëtare të përshershme të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), SHBA, Britani, Francë, Rusi, Kinë me Gjermaninë.

Marrëveshja hyri në fuqi më 16 janar 2016, ku parashikon që aktivitetet nukleare të Iranit të jenë nën kontrollin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (UAEA) dhe përballë kësaj heqjen e sanksioneve ndaj Iranit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit