“Irani nuk e fillon luftën, por i jep mësim atyre që e bëjnë këtë”

Mos i humb

Zarif në një deklaratë i është përgjigjur presidentit amerikan Donald Trump i cili ka akuzuar Iranin për planifikimin e një sulmi kundrejt forcave amerikane në Irak nëpërmjet forcave të deleguara që janë të lidhura me Iranin në rajon

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, theksoi se vendi i tij nuk do të jetë pala iniciuese e luftës, por se do t‘i japë mësim atyre që e bëjnë këtë.

Zarif në një deklaratë në Twitter i është përgjigjur presidentit amerikan Donald Trump i cili ka akuzuar Iranin për planifikimin e një sulmi kundrejt forcave amerikane në Irak nëpërmjet forcave të deleguara që janë të lidhura me Iranin në rajon.

Kryediplomati iranian pasi ka mbrojtur idenë e tij se po bëhen përpjekje për ta drejtuar gabimisht Trumpin, ai vuri në dukje se Irani ka miq dhe jo forca të deleguara. “Donald Trump si çdo herë po drejtohet gabim nga luftënxitësit. Askush nuk mund të ketë miliona forca të deleguara”, tha Zarif.

Më tej në mesazhin e tij Zarif tha se “Përkundër nga SHBA e cila mashtron, gënjen dhe kryen atentate fshehurazi, Irani vepron vetëm për të mbrojtur veten e tij. Irani nuk fillon asnjë luftë, por i jep një mësim atyre e bëjnë këtë (atyre që fillojnë luftën)”.

Presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë në Twitter dje ishte shprehur: “Në bazë të informacioneve dhe asaj që besojmë, Irani ose forcat e deleguara të tij po planifikojnë një sulm të poshtër kundër trupave dhe/ose pranisë së SHBA-së në Irak. Nëse kjo ndodh, Irani do ta paguajë vërtetë në një mënyrë shumë të rëndë koston e kësaj”.

Ndërkohë, Trump nuk ndau ndonjë detaj lidhur se për çfarë sulmi kanë marrë informacione.

Ka shkaktuar debate në opinionin ndërkombëtar fakti që qeveria e Washingtonit nuk ka lehtësuar sanksionet kundrejt qeverisë së Teheranit, ndërkohë që epidemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ka vendosur nën ndikimin e saj botën ku edhe në Iran përcakton axhendën e rendit të ditës.

Më 3 janar SHBA-ja kreu një atentat ndaj kreut të forcës elitare “Quds: të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), Qasem Soleimani, ku dhe pas kësaj Irani kreu sulme me raketa ndaj disa bazave amerikane në Irak.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit