Irani paralajmëron biznesmenët që nuk rikthejnë të ardhurat

Mos i humb

Qeveria e Iranit ka njoftuar se do t’i referojë pushtetit gjyqësor biznesmenët që mbajnë jashtë vendit 30 miliardë dollarë të ardhura nga eksportet.

Ministri iranian i Ekonomisë dhe Financave, Farhad Dejpasand në një deklaratë për agjencinë e lajmeve të Kuvendit të Iranit (ICANA) tha se në vend ende nuk janë rikthyer 30 miliardë dollarët të cilët janë fituar nga eksportet.

Dejpesend tha se ata patën një takim me biznesmenët për të sjellë në vend 30 miliardë dollarë dhe se u kanë kërkuar eksportuesve që valutën e huaj ta përdorin për ekonominë e vendit.

Ai tha se posedojnë emrat e biznesmenëve që këmbëngulin të mos kthejnë në vend të ardhurat e eksporteve dhe se Banka Tregtare do t’i referojë këto në pushtetin gjyqësor dhe do të hapë padi ndaj tyre.

“Ashtu si në sanksionet e mëparshme, në kushtet e ditëve të sotme nuk është e lehtë futja e valutës së huaj në vend dhe ka pengesa përpara saj”, thekson Dejpesend.

Në Iran, qeveria nga viti i kaluar zbaton një regjim fiksimi të kursit të këmbimit për të ndalur rritjen e këmbimit valutor pas pushimit të festës së Nevruzit dhe tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore. Qeveria ka fiksuar kursin e këmbimit në 4.200 Toman dhe e shet me këtë çmim valutën e huaj për kompanitë që importojnë produkte ushqimore bazë e parë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit