Irani reagon ndaj vendimit të SHBA-ve për Turqinë

Mos i humb

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif, deklaratat e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ndaj ekonomisë së shtetit anëtar të NATO-s, Turqisë, i përshkroi si “të turpshme”.

“Imponimi i vështirësive ekonomike me entuziazëm të Trumpit ndaj aleatit në NATO, Turqisë, është i turpshëm. SHBA duhet të korrigjojë varësinë e saj ndaj sanksioneve dhe tiranisë, në të kundërtën të gjitha shtetet e botës do të shkojnë përtej dënimit për ta detyruar atë. Ne edhe më parë ishim pranë fqinjëve tanë edhe tani do të jemi pranë tyre”, shkroi ministri i jashtëm iranian në postimin e tij nëpërmjet Twitter-it.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim të premten në Twitter kishte thënë se i ka dyfishuar tarifat doganore të çelikut dhe aluminit të Turqisë. “Alumini tani do të jetë 20 për qind, kurse çeliku 50 për qind”, kishte thënë Trump, duke e vazhduar serinë e postimeve të tij skandaloze në lidhje me Turqinë.

Ndërkohë, Ministria turke e Tregtisë kishte theksuar se tarifat e reja të SHBA-ve mbi Turqinë janë kundër rregullave të vendosura nga Organizata Botërore e Tregtisë (WTO).

“Turqia, duke përcaktuar dhe zbatuar politikën e saj tregtare në përputhje me Organizatën Botërore të Tregtisë, pret që vendet e tjera anëtare të jenë në përputhje me rregullat ndërkombëtare”, thuhet nga ministria në një deklaratë për shtyp.

Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, duke reaguar ndaj deklaratave të Trump-it pati deklaruar se “Është e pamundur të pajtohet me seriozitetin e shtetit vendimi i tarifave shtesë doganore që presidenti amerikan Donald Trump ka marrë ndaj eksportit tonë të çelikut dhe aluminit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit