Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Mos i humb

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri i përgjithshëm i viktimave në vend.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, për televizionin shtetëror foli mbi zhvillimet e fundit lidhur me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 132 persona të tjerë të prekur nga COVID-19. Në vend janë shënuar 2.125 raste të reja, 1.049 prej të cilëve janë shtruar për trajtim në spitale”, tha Lari.

Lari tha se numri i përgjithshëm i viktimave nga virusi ka shkuar në 18.264, ndërsa numri i rasteve në 324.692. Ajo njoftoi se 4.148 persona të prekur nga virusi janë në gjendje të rëndë.

Lari po ashtu shtoi se numri i të shëruarve deri më tani në vend ka arritur në 282.122.

Lari informoi se deri më tani në të gjithë vendin janë kryer gjithsej 2.661.965 teste të dyshuar për COVID-19.

Punonjësit e shëndetësisë së Iranit kanë paralajmëruar se aktivitetet për muajin Muharrem, të cilët do zhvillohen pavarësisht tablosë së rëndë në pandeminë e koronavirusit, mund të shkaktojnë rritje të rasteve me COVID-19.

Në një letër të publikuar, Këshilli mjekësor i Iranit duke iu referuar autoriteteve vendimmarrëse për çështjet fetare në vend, të cilët kanë deklaruar se ceremonitë për muajin Muharrem do të mbahen duke zbatuar udhëzimet shëndetësore, ka deklaruar se “në tubime të tilla asnjë institucion nuk mund të garantojë se do të zbatohen protokollet e shëndetësisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit