Irani rrit masat kundër pandemisë së Covid-19, viktimat shkojnë 2000

Mos i humb

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani deklaroi se rreth gjysma e punonjësve të administratës ishin duke qëndruar në shtëpi si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Një masë tjetër për të luftuar pandeminë, ajo e lirimit të përkohshëm të të burgosurve, do të zgjatet deri në 18 prill”, shtoi Rouhani.

Irani është një nga vendet e goditur më shumë nga pandemia që e kishte origjinën në Kinë.

Numri i vdekjeve nga virusi në Iran arriti shifrat 1934, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour. Numri i përgjithshëm i personave të prekur u rrit me 1,762 të tjerë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin në 24.811.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit