Irani: Sanksionet amerikane nënkuptojnë mbylljen e të gjitha rrugëve diplomatike

Mos i humb

 

Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit, ka deklaruar të martën se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit do të thotë që të rrugët diplomatike mes Teheranit dhe Uashingtonit janë mbyllur përgjithmonë.

“Vendosja e sanksioneve ndaj liderit supreme të Iranit (Ayatollah Ali Khamenei) dhe ministrit të jashtëm të Iranit (Mohammad Javad Zarif) nënkuptojnë mbylljen permanente të rrugës diplomatike” ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie, Abbas Mousavi në Twitter.

“Administrata e dëshpëruar e Trumpit po e shkatërron mekanizmat e rendit ndërkombëtar për sigurimin e paqes” shkroi ai, raporton The Guardian.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shënjestroi Khamenein dhe zyrtarë të tjerë të lartë iranianë me sanksione gjatë së hënës, duke bërë kështu hapin e papritur që ka rritur presionin tek Irani pasi që ky i fundit rrëzoi një dron amerikan.

Uashingtoni tha që do të vendosen sanksione ndaj ministrit të jashtëm  Zarif, i cili ishte edhe negociatori për marrëveshjen nukleare të vitit 2015 mes SHBA-së dhe fuqive të tjera ndërkombëtare, transmeton Gazeta Express

Duke nënshkruar sanksionet në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri thirrje për shtimin e sanksioneve ndaj Iranit në mënyrë që “të goditet keq”, duke shtuar se zyrtarëve të lartë të Iranit do t’ia mohojë të drejtën për të pasur qasje në burime financiare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit