Irlanda e Veriut, arrestohen dy persona për vrasjen e gazetares

Mos i humb

Policia e Irlandës së Veriut njoftoi se ka arrestuar dy adoleshentë lidhur me të shtënat ku humbi jetën një gazetare gjatë trazirave në qytetin Londonderry.

“Meshkuj të moshës 18 dhe 19 vjeç janë arrestuar në pajtim me ligjin antiterrorist”, bënë të ditur të shtunën nga policia.

Lyra McKee, (29), gazetare hulumtuese, u qëllua për vdekje me siguri nga plumba të rastit gjatë trazirave të së enjtes mbrëma. Policia njoftoi se një grup disidentësh nga IRA e Re me siguri janë përgjegjës për vrasjen, të cilën e quajti “akt terrorist”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit