Isa Mustafa: Takimi i ardhshëm të jetë i fundit dhe të arrijmë marrëveshjen

Mos i humb

Orët e para të mësimit i kushtohen vetëdijesimit për koronavirus

Sot në Kosovë, ora e parë e mësimit nëpër të gjitha shkollat i është kushtuar vetëdijesimit të nxënësve me masat e parandalimit...

Shënohet viktima e parë me koronavirus në Itali

Shënohet viktima e parë italiane me koronavirus. Është një nga 16 italianët e prekur nga ky virus i verifikuar...

Një shtetas i Malit të Zi infektohet nga koronavirusi

Një shtetas i Malit të Zi, i cili ndodhet në anijen "Diamond Princess" në portin japonez Jokahoma, është prekur nga koronavirusi, njoftoi...

Gjobë deri në 5 vite burg/ Dënimi që rrezikon vajza e mesazhit zanor në whatsapp

Pas përhapjes ditën e djeshme të një mesazhi zonor ku një vajzë dëgjohej të thoshte se në vendin tonë ka persona të...

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se brenda kësaj jave do t’i jepet epilogu nga organet e LDK-së marrëveshjes për koalicion dhe se pas ofertës së djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk do të heqin dorë nga një pushtet reciprok.

Ai tha se do të përpiqen që takimi i radhës të jetë i fundit, njofton Klan Kosova.

“Unë shoh arsye që të bëjmë marrëveshje partneriteti dhe  me respekt reciprok. Ne do të bëjmë përpjekje që takimi i ardhshëm të jetë takimi i fundit dhe nëse ka vullnet ai kryhet për gjysmë orë, por nuk shoh arsye që të takohemi ka tri orë dhe në fund të themi se jemi marrë vesh për t’u takuar. Brenda kësaj jave  epilogu mund të jetë i organeve tona sepse ne duhet të rikonfirmojmë qëndrimet tona”.

Ai tha se pas kësaj do të presin edhe reflektimin e Vetëvendosjes dhe nëse oferta e fundit e tyre është përfundimtare, atëherë edhe e LDK-së do të jetë po ashtu përfundimtare.

“Nuk dëshirojmë të bëjmë asnjë marrëveshje nëse nuk është në partneritet të plotë. Shoh arsye që të bëjmë marrëveshje që është në interes”.

Sa për dallimet në mes të nënkryetarëve Vjosa Osmani dhe Agim Veliut, ai tha se në një parti të madhe si LDK mund të ketë edhe ndryshime mendimesh.

“Ne nuk e kemi trajtuar letrën e Vetëvendosjes në organet e LDK-së dhe ajo nuk do të trajtohet, por do të trajtohen vetëm parimet tona të marrëveshjes dhe mbi këto parime ose vazhdojmë ose nuk vazhdojmë të bëjmë marrëveshje”.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

A Është e Dëmshme Kërcitja e Kockave

Për shumë njerëz një nga gjërat e para që bëjnë sapo zgjohen nga gjumi është kërcitja e kockave dhe tërheqja e trupit.

Fërgesë e Ngrohtë me Gjizë e Hudhra

Fërgesa është padyshim një nga traditat më të hershme të kuzhinës shqiptare. E gatuar në mënyra të ndryshme në...

Omëletë e bardhë e shpejtë me dy lloje djathërash: Kafjall i përsosur i cili ju shkrihet në gojë!

Fjala është për omëletën e shpejtë nga të bardhët e vezëve, përgatitja e së cilës zgjat afro dhjetë minuta

Huawei ka prezantuar P40 Lite në heshtje dhe fshehtësi

Huawei do të prezantojë serinë e saj të re P40 në Paris më 26 mars. Sidoqoftë, Huawei po sjell tashmë P40 Lite...

“Përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por bashkësisë ndërkombëtare”

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë porositi se përgjegjësia humanitare në Idlib nuk i takon vetëm Turqisë, por tërë bashkësisë ndërkombëtare...