Ish-gjykatësi serb me deklaratë befasuese për Kosovën

Mos i humb

Ish gjykatësi i Gjykatë Supreme të Serbisë Zoran Ivosheviç pohon se “Serbia në njëfarë mënyre dhe përgjysmë e ka njohur Kosovën e pavarur sepse Marrëveshja e Brukselit, në pikën 14, detyron se njëri-tjetri nuk do t’i bëjmë pengesa në rrugën drejt Bashkimit Europian”.

“E kur të shkojmë në paradhomën e tij, mund të presim që të na thonë: “Zotërinj, njiheni Kosovën, ne nuk pranojmë shtetet që nuk kanë kapacitete të plotë”, citon FoNet të ketë thënë Ivosheviç

Ai ka theksuar se do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë që në rast të arritjes së marrëveshjes përfundimtare të pranohet që Kosova të ketë ulëse në OKB.

Ka përkujtuar se në Kushtetutë shkruan se territori i Serbisë është unik dhe i pandashëm. Sipas tij, me referendum qytetarët nuk do të pranonin kurrë që me kompromis të ndryshojë kufijtë e Serbisë.

Sipas Ivosheviçit duhet pritur kohë më të mira për marrëveshje, pasi oferta e tashme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës nuk garanton përkrahjen e atyre që vendosin për të gjitha gjërat në botë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit