Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës merr tender në komunë

Mos i humb

439.401,60 euro do t’i kushtojë ruajtja e objekteve Komunës së Prishtinës për vitin 2018.Vegim Gashi provoi që të marr drejtimin e Prishtinës në vitin 2009 si kandidatë i Aleancës Kosova e Re, por nuk ia doli pasi më i votuar se ai doli Isa Mustafa.

Kandidaturën e dytë ia refuzoi Behxhet Pacollit në vitin 2013.Por, tash kur me Prishtinën qeverisë edhe partia e tij ARK-ja, ai ka arritur të futet në Komunën e Prishtinës si tenderues.

Kompania e Vegim Gashit “Komtel Project Engineering” SHPK ka fituar tender nga Komuna e Prishtinës për sigurimin fizik të objekteve të Komunës, shkruan lajmi.net.

Në fakt ky tender është fituar nga grupi i kompanive “K.S.AS – SECURITY” SH.P.K; me pronarë Arbër Hasani dhe “Komtel Project Engineering” me pronarë Vegim Gashi. Vlera e tenderit ka qenë fiks 439.401,60 euro dhe është efektive prej datës në të cilën ajo hyn në fuqi për 12 muaj.

Nëse nuk do të ketë ankesa, kontrata është paraparë të nënshkruhet me 12.03.2018. Në garë për këtë tender kanë qenë 6 kompani.

Sipas ueb-faqes së ARBK-së, kompania “K.S. AS – Security ” aktivitet primarë e ka rendit dhe të sigurisë publike. Ndërsa, një aktivitet të tillë të sigurimit publik, nuk e ka primar as sekondarë kompania e Vegim Gashit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit