Ish-kreu i Inteligjencës franceze zbulon sekrete rreth Assad-it, Trump-it dhe Bouteflika-s

Mos i humb

Në një intervistë me shoqatën franceze të gazetarëve diplomatikë (Association de la presse Diplomatique), Bernard Bajolet, ish-drejtori i francez i DGSE-së –  shërbimit të inteligjencës, mbajtur këtë post në periudhën 2013 – 2017, përcolli disa përshtypje apo dhe episode, në lidhje me tre koka të cilët janë ende në pushtet.

Gjatë drekës me gazetarët, Bajolet ofroi disa detaje nga libri i tij “Dielli nuk ngrihet në Lindje”, në prag të daljes nga botimi.

Bajolet, ish ambasador i Algjerisë, Damaskut, Bagdadit dhe Afganistanit, foli për presidentin algjerian, Abdelaziz Bouteflika; atë sirian, Bashar al-Assad, si dhe presidentin amerikan, Donald Trump.

Abdelaziz Bouteflika

Kur është fjala për Bouteflika-n, Bajolet zemëroi qytetarët algjerianë me një deklaratë kur tha se ai “jeton vetëm për të jetuar”, ndërkohë që këtë herë tha se “Bouteflika dëshiron një jetë të gjatë”.

“Gjatë ardhjes së fundit të presidentit Bouteflika për trajtim në Francë, kërkova që ta vizitojë . Ai refuzoi, kështu që unë zgjodha t’i dërgojë atij një shportë të madhe me çokollata. Në këmbim ai më dërgoi një buqetë të madhe me luleve, të atillë që ai nuk mund të përshtatej në zyrën time”, shtoi ai Bajolet, sipas gazetës franceze L’Obs.

Bashar al-Assad

Sa për Bashar al-Assad, Bajolet thotë se e ka gjykuar gabimisht, sepse ai nuk besonte se kishte ndonjë ambicie politike.

Ai shtoi se ai gjeti një shënim në arkivin e tij, ku njëri prej bashkëpunëtorëve të tij nga Damasku thotë se Bashar mund të marrë vendin e vëllait të tij Bass, i cili vdiq në vitin 1994, dhe të bëhet një kandidat për të pasuar babanë e tij Hafez al-Assad në pushtet.

Megjithatë, Bajolet kishte lënë një shënim buzë shkrimit, ku thuhej: “Unë nuk besoj në këtë hipotezë. Ai nuk ka asnjë interes tjetër veç se mjekësisë”.

Ai tha ai Bashar ishte i interesuar vetëm për mjekësi dhe se i kishte kërkuar Bajolet-it që t’i gjente një universitet francez për të studiuar.

Megjithatë, babai i tij nuk donte që Bashari të studionte në Francë.

Kur gjeti një vend në një universitet në Lion, babai i tij refuzoi ta dërgonte atje, pas së cilës doli se ky ndalim vlente për të gjithë Francën.

Ai studioi për okulistikë në Londër – dhe çfarë pastaj nuk mund të kuptoj – tha ai Bajolet, ishte se familja e kishte detyruar Basharin për të studiuar mjekësi, në mënyrë që të mos e konkurronte vëllain e tij.

“Kur Bashar u bë president – shton Bajolet – thashë me vete se ky i ri ishte shumë zemërmirë dhe gjithashtu i kulturuar, pra i denjë për të udhëhequr Sirinë në mënyrë të qëndrueshme.”

“E pra, unë e nënvlerësova këtë alevit në synimin e tij  për të qëndruar në pushtet. Alevitët nuk duan të bëhen përsëri skllevër të sunitëve, pasi ata ishin kështu para mandatit francez”, tha ai.

Donald Trump    

Kur bëhet fjalë për Donald Trump, Bajolet thotë se është ish-presidenti i Francës Francois Hollande i cili bëri thirrje për të uruar në fitoren e zgjedhjeve në nëntor 2016, ndërkohë që Trump kishte thënë: “Marrëveshja bërthamore me Iranin është e pakuptimtë”

Presidenti francez kishte reagar: “Kështu, unë jam një budalla.” /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit